75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / k.v

Vidhet një veturë në Gjilan, policia nis hetimet

Një qytetar ka raportuar në polici për vjedhjen e veturës së tij të parkuar në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.

Rasti është raportuar të dielën rreth orës 17:00, kur ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur automjetin nga vendparkimi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit./IndeksOnline/