75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / L K

Ismajli do të ketë pagë të majme te Torino

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, ka firmosur me Torinon për tre sezonet e ardhshme. Pas largimit nga Empoli ai mbetet sërish në Serien A, por këtë herë me fanellën e Torinos dhe nën urdhërat e trajnerit të ri, Marco Baroni.

Lajmin e konfirmon Sky Sport dhe sipas gazetarit Gianluca di Marzio firma tanimë është hedhur në kontratë. Në Itali bëjnë me dije se Ismajli do përfitojë 1.1 milionë euro në sezon.

Në klubin “granata” janë duke bërë disa lëvizje për ndërtimin e ekipit të ri. Saul Coco do largohet drejt Arabisë Saudite, ndërsa Samuele Ricci pritet të kalojë te Milani. Në hyrje veç Ismajlit skuadra e Torinos ka gjetur akordin edhe me Tino Anjorin, duke paguar 5 milionë euro te Empoli.