75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Z S

Ali Ahmeti ndan foto nga takimi me Ramën: Takim vëllazëror në Shkup

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor.

Gjatë qëndrimit atje ai është takuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ky i fundit ka ndarë në rrjetet sociale fotot nga takimi që e quan vëllazëror dhe shprehet se ka folur me kreun e qeverisë shqiptare për kërcënimet ndaj marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe forcimin e raporteve shtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Takim vëllazëror në Shkup me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian.

Ali Ahmeti ndan foto nga takimi me Ramën: Takim vëllazëror

Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces.

Diskutuam për:

– Kërcënimet serioze ndaj marrëveshjes së Ohrit;

– Marrëdhëniet ndëretnike në vend;

– Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane.

Falënderoj kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme të barazisë dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Ahmeti./Indeksonline/