75 Mall Live Search
11:18 / E Martë, 01 Korrik 2025 / S Z

Lushtaku: Kurti bën gjithçka, shkel çdo ligj dhe Kushtetutën, vetëm që të mbajë pushtetin!

Për të 40-n herë me radhë deputetët ia kanë mësyrë Kuvendit në përpjekje për konstituimin e tij. Deputeti I PDK-së Mërgim Lushtaku para fillimit të seancës tha se Albin Kurti nuk është i intersuar për zgjidhjen e kësaj situate dhe se interesimi i vetëm i tij është mbajtja e pushtetit në çdo mënyrë.

“Kanë treguar jo seriozitet dhe jo zbatim të qellimshëm të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese  për konstituim kuvendit. Mungesa e Kurtit  në kuvend tregon që ai do të bëjë gjithçka, do të shkel çdo ligj dhe kushtetutë, vetëm e  vetëm që të mbajë pushtetin. Nuk është i interesuar fare në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, as për konstituimin e kuvendit. Besoj që së pari duhet të jenë prioritet punët e shtëpisë dhe pastaj të shkoj në takime tjera”, tha ai.