Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare (QKMK) ka thënë se rruga që të shpie drejt Jarinjës nga Serbia është liruar për qarkullim, disa minuta pasi njoftoi se është bllokuar.
“Ju njoftojmë se sipas informatave rruga që shpie nga magjistralja e Rashkës për në PKK Jarinje është zhbllokuar dhe është liruar për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Kjo qendër njoftoi se në orën 18:00 edhe rruga që të çon drejt Merdarit është bllokuar. Po si për Jarinjë, edhe në Merdar, QKMK-ja njoftoi pas disa minutash se rruga është zhbllokuar.