75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 01 Korrik 2025 / FR

Ndezën dritat në Kodrinë: Një hap i madh për sigurinë dhe pamjen e lagjes më të re të Prishtinës

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me KEDS-in kanë ndezur sonte dritat publike në lagjen Kodrina, duke përmbyllur kështu një ndër kërkesat e kahmotshme të banorëve.

Pjesa e përfunduar e lagjes tashmë është ndriçuar plotësisht, duke i dhënë një pamje të re dhe moderne kësaj zone që po shndërrohet në një nga lagjet më të mëdha dhe luksoze të kryeqytetit.

Ndriçimi i ri pritet të rrisë ndjeshëm ndjenjën e sigurisë për banorët dhe të parandalojë veprimtari të paligjshme si vjedhjet apo dëmtimet e pronës.

Lagjja Kodrina është një ndër investimet më të mëdha në infrastrukturën banesore të Prishtinës dhe sot ndriçimi i saj shënon një tjetër hap drejt kompletimit të standardeve që synohen për këtë zonë.

Banorët kanë shprehur mirënjohje për realizimin e kësaj kërkese, duke theksuar se ky veprim e bën lagjen më të jetueshme dhe më të sigurt për familjet dhe fëmijët e tyre.