Arrestohet personi që kanosi dy zyrtarë policorë në Kaçanik

Policia në Kaçanik dje u njoftua nga dy zyrtarë policorë se, gjatë realizimit të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, në bashkëpunim me një rojë pylli në fshatin Vatë, rreth orës 17:30 janë kanosur nga një person i dyshuar, i cili po transportonte dru me një automjet të tipit xhip.
Dy patrulla policore i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku i dyshuari, R. D., 38 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.
Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet e hetimeve rajonale nga Ferizaj, të cilat janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dyshuarin për kërcënimet e bëra ndaj zyrtarëve policorë.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti: “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.