“Opta” parashikon fituesin e Kupës së Botës për Klube, një skuadër befasuese ka përqindje më të lartë

Faqja e njohur e statistikave, Opta ka parashikuar fituesin e Kupës së Botës për Klube, ku deri tani kemi arritur në fazën çerekfinale.
Skuadra e Chelseat shihet si favoriti kryesor për të fituar këtë kompetcion të ri të FIFA-s, shkruan Indeksonline
Me 26.79 për qind, blutë e Londrës shihen si të parët për të fituar këtë titull.
Kjo përqindje është bërë edhe nga fakti që Chelsea do e ketë një rrugë më të lehtë në letër drejt finales së madhe.
Nëse Chelsea e kalon Palmeirasin, në fazën gjysmëfinale do luajë ndaj fituesit të ndeshjes Al Hilal – Fluminense.
E dyta me përqindje më të lartë është skuadra e Paris Saint-Germain, me 24.9 për qind të gjasave për t’u shpallur kampion dhe për ta mbyllur një sezon fantastik.
Kurse e tretë është Real Madridi me 16.94 për qind.
Gjasat më të vogla për të fituar në Kupën e Botës për Klube i ka skuadra braziliane, Fluminense./Indeksonline/
📊Opta Analyst currently has Chelsea favourites to win the FIFA Club World Cup as of July 2nd:
— CFCDaily (@CFCDaily) July 2, 2025
Chelsea: 26.79%
PSG: 24.9%
Real Madrid: 16.94%
Bayern: 14.83%
Dortmund: 7.64%
Al Hilal: 4.35%
Palmeiras: 3.05%
Fluminense: 1.51% pic.twitter.com/nkA5OHpc0N