75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / L A

Leverkuseni gjen zëvëndësuesin e Tah-ut, nënshkruan me talentin e Liverpoolit

Bayer Leverkuseni ka gjetur zëvëndësuesin direkt të Jonathan Tah-ut.

Nënkampionët gjermanë, transferuan mbrojtësin e ri anglez, Jarrell Quansah.

Leverkuseni pagoi rreth 40 milionë euro për Quansah-un, ku i cili nënshkroi kontratën pesëvjeçare, ku po ashtu ka opsionin e riblerjes rreth 60 milionë eurosh që hyn në fuqi nga viti 2027.

Quansah, bëri sezonin e kaluar 25 paraqitje me Liverpoolin ku fitoi Premierligën këtë sezon si dhe arriti të shpallet kampion i Evropës me Anglinë me grupmoshat U-21./IndeksOnline/