Verstappen i hapur për të bërë lëvizjen e madhe në Formula 1

Garuesi holandez, Max Verstappen mund të largohet nga Red Bulli.
Holandezi, i cili ka fituar katër kampionate botërore me Red Bullin, thuhet se është i hapur për t’u larguar nga skuadra.
Sipas Sky Italy, ka pasur bisedime intensive midis Verstappen dhe Mercedes, megjithëse ende nuk është bërë asnjë qasje zyrtare dhe 27-vjeçari nuk i ka thënë Red Bull se dëshiron të largohet.
Ekziston një klauzolë në kontratën e Verstappen që do t’i lejonte atij të dilte nga kontrata e tij para kohe. Kjo dikton se ai mund të largohet nëse nuk është në katër vendet e para të renditjes deri në fillim të pushimeve verore më 3 gusht.
Për momentin, Verstappen ndodhet në vendin e tretë nëntë pikë përpara George Russell dhe 36 pikë përpara Charles Leclerc./IndeksOnline/