Chelsea zyrtarizon transferimin e tyre të radhës

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e tyre të radhës për sezonin e ri.
Bëhet fjalë për brazilianin Joao Pedro, nga skuadra e Brightonit.
“Blutë” e Londrës, kanë paguar rreth 55 milionë euro për shërbimet e brazilianit dhe do të nënshkruajë kontratë shtatëvjeçare, ku pritet që të përfshihet edhe në Botërorin e Klubeve.
Braziliani, sezonin që lamë pas ka bërë 30 paraqitje duke shënuar 10 gola dhe 7 asistime me Brightonin./IndeksOnline/