Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ndonëse artistja po shijon ditët e fundit të shtatzënisë dhe ka ndërprerë përkohësisht koncertet, ajo nuk po ndahet dot nga studioja muzikore, shkruan IndeksOnline.
Pas suksesit të padiskutueshëm të “Energy”, Dafina tani po sjell projektin “Inshallah”.
Në ballinën e këngës, dafina shfaqet me një kostum me simbolin “S” të “SuperMan-it”, dhe pelerinën e bardhë.
Vetën në këtë postim, Dafina e përshkroi si “Super mama”.
Presim me padurim këngën e re që, si çdo perlë e Dafinës, pritet të jetë sukses i padiskutueshëm./IndeksOnline/