Liverpuli refuzon ofertën e Bayernit për Luis Diaz

Liverpooli ka refuzuar një ofertë zyrtare nga Bayern Munich për sulmuesin Luis Diaz.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, është informuar se klubi anglez nuk ka asnjë synim për ta shitur Diaz dhe nuk do të hyjë në asnjë bisedim për sulmuesin.
Diaz, 28 vjeç, ka qenë objekt i një interesi të ngjashëm edhe nga Barcelona më herët këtë verë, por edhe atëherë kampionët e Premier League e kishin refuzuar qartë ofertën.
Liverpooli është i vendosur që Diaz nuk është në shitje për asnjë çmim gjatë kësaj vere, duke pasur parasysh rëndësinë e tij për ekipin që nga ardhja nga Porto në vitin 2022.
Reprezentuesi kolumbian realizoi 22 gola për klubin dhe kombëtaren sezonin e kaluar, duke u bërë një pjesë thelbësore e skuadrës së Arne Slot që fitoi titullin.
Ai shënoi 13 gola dhe dha shtatë asistime në ligë, ndërsa Liverpooli e fitoi titullin me 10 pikë epërsi.
Diaz, i cili ka edhe dy vite kontratë me Liverpoolin, ishte në radar të Manchester City verën e kaluar dhe gjithashtu ka interesim nga klubet në Arabinë Saudite.