75 Mall Live Search
18:50 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / S Z

Vjosa Osmani e fton në takim edhe Faton Pecin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ftuar në takim edhe bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Pecin.

Këtë e ka bërë të ditur vet Peci në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani” në Klankosova.

Ai njoftoi se e ka konfirmuar takimin i cili do të ndodh nesër me fillim nga ora 09:00.

“Na ka ftuar, nesër në ora 09:-00, fillimisht e pata pasdite, por më kontaktuan dhe më thanë se është një kërkesë e presidentes që të takohemi në ora 09:00 dhe e konfirmova” u shpreh tutje Peci.