Ngërçi në kuvend, Kurti: I kemi pak më shumë se tri javë kohë, ne kemi lëvizur por s’ka lëvizje nga partitë tjera

Kryeministri në detyre Albin Kurti ka thënë se partia e tij ka lëvizur sa i përket zgjidhjes së ngërçit në Kuvend. Ndërsa ka thënë se nuk ka pasur asnjë lëvizje nga partitë tjera.
“ Sa i përket moskonstituimit të kuvendit i kemi diç më shumë se tri javë kohë. Më heret më mirë, por më vonë nuk bënë. Presidentja ndan shqetësimin për afatet kohore. Diskutuam dhe për votim të fshehtë. Ne jemi të vetmit që kemi lëvizur, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi thënë se nëse heren e parë Albulena Haxhiu nuk i merr votat nuk kandidon më. Edhe tjera ka qenë që të merremi vesh në pako për përbërjen e kryesisë së kuvendit, kryetarja dhe nënkryetaret. Nëse meremi vesh për këtë po kthehemi te votat e hapur, që e votojmë komplet kryesinë e kuvendit. Ne kemi bërë levizje, por s’ka lëvizje nga partitë tjera.”, tha Kurti në një intervistë për teve1.
Ndërkaq ka pohuar se kryesuesi Avni Dehari nuk e ka shkelur kushtetutën, pasi që nëse do ta bënte, këtë do ta thoshte dhe Gjykata kushtetuese./Indeksonline./