75 Mall Live Search
15:34 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përmisohet pak moti, kështu janë temperaturat javën e ardhshme

Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Sonte gjatë natës pritet të ketë riga lokale shiu të cilat do të shtrihen kryesisht në jugperëndim dhe juglindje të vendit.

Gjatë ditëve në vijim shtypja atmosferike do të ketë luhatje mbi dhe nën vlerat e normales duke e mbajtur një gjendje të ndryshueshme termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Të mërkurën nuk përjashtohen mundësit për ndonjë rigë lokale  të shiut.

Në fundjavë ka tendenca pë reshje të intensitetit mesatar. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi  deri 8m/s./Indeksonline/