Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim të sulmeve të tij ndaj Jerome Powell.
“‘Tepër vonë’ duhet të japë dorëheqjen menjëherë”, tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.
Ai gjithashtu përfshiu një link për një artikull lajmesh në lidhje me një rregullator federal të strehimit në SHBA, i cili bënte thirrje që zoti Powell të hetohej për dëshminë e tij në lidhje me rinovimet e selisë së Bankës Qendrore, në Uashington.
Trump e emëroi Powellin kryetar të Rezervës Federale gjatë mandatit të tij të parë. Që atëherë, ai e ka kritikuar vazhdimisht atë për mosuljen e normave të interesit, por është e paqartë nëse presidenti ka autoritetin për ta shkarkuar atë nga posti.