75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / MSH

Arrestohet një shtetas i Azerbajxhanit, i ofroi ryshfet policit në Merdar

Një person, shtetas i Azerbajxhanit, është arrestuar dje për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Sipas njoftimit, i dyshuari u arrestua në pikëkalimin kufitar në Merdar, pasi i kishte ofruar 20 euro ryshfet zyrtarit policor, për t’i mundësuar kalimin e kufirit, shkruan IndeksOnline.

Policia bën të ditur se i dyshuari u shoqërua në stacion policor, për intervistim.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/