Me lot në sy, ky ishte fjalimi emocionues i Thiago Silvas për bashkëlojtarët para ndeshjes ndaj Interit

Duke u dridhur, me lot në sy – ky ishte fjalimi emocionues i Thiago Silvas për bashkëlojtarët e tij para ndeshjes ndaj Interit në Kupën e Botës për Klube.
“Në vitin 2014, po luaja në Kupën e Botës në Brazil. Në një nga ditët tona të pushimit, shkova në shtëpi. Njerku im u shfaq… njeriu që më bëri ai që jam sot. Ai ishte i sëmurë. Nuk e dija sa serioz ishte.

“U ktheva në ekipin kombëtar. Gjërat përfunduan ashtu siç përfunduan. Ai u shtrua në spital. Më duhej të kthehesha në Paris për parasezonin… Pas ndeshjes në Ligën e Parë, gruaja ime më telefonoi: ‘Njerku yt ndërroi jetë'”.
“A e dini çfarë dua të them me këtë? Nuk shkova ta takoja në spital sepse mendova se do të përmirësohej. Se ai do të ishte mirë dhe unë do të kthehesha në Paris… Ajo që dua të them është: Mos i lini gjërat për më vonë nëse mund t’i bëni tani… në të tashmen. Mos prisni. Mund të mos ketë kohë”.
Skuadra e Fluminense fitoi 2:0 ndaj Interit, duke u kualifikuar në çerekfinale. Ajo tani do luajnë ndaj Al Hilalit./Indeksonline/
La arenga de Thiago Silva, EMOCIONADO, antes de enfrentar al Inter en el Mundial de Clubes.
— Sudanalytics (@sudanalytics_) July 2, 2025
Su padre, el tiempo que no vuelve, aprovechar a hacer las cosas hoy y disfrutar el momento.
Ufff, emocionante. ❤️🥹pic.twitter.com/Fi1xbjNnGl