“Për çka ju kemi zgjedhur”, shoqëria civile protestë para kuvendit

Me pankartat në duar “Institucionet nuk janë pazare”, “Loja juaj pasojat tona”, “Punën e shtetit mos e le për mbasnesër”, “Për çka ju kemi zgjedhur”, organizatat e shoqërisë civile po zhvillojnë sërish një performancë simbolike para fillimit të seancës në Kuvendin e Kosovës.
Me anë të kësaj proteste ata po shprehin pakënaqësinë lidhur me situatën e krijuar me moskonstituimin e kuvendit edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve./Indeksonline/