Haradinaj: E keqja e Kosovës është Albin Kurti, ose t’i bëjë votat ose të lëshojë rrugë

Haradinaj: E keqja e Kosovës është Albin Kurti, ose t’i bëjë votat ose të lëshojë rrugë
Për të 41-n herë me radhë, deputetet po mblidhen sërish sot në përpjekje për konstituimin e kuvendit. E kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj para fillimit të seancës ka thënë se e keqja e këtij vendi është Albin Kurti. Haradinaj ka thënë se Kurti ose duhet të bëjë 61 vota ose të lëshojë rrugë.
“Ose le le t’i bëjë 61 vota shumicën e ta zgjedh kryetarin e kuvendit dhe qeverinë, ose le të lëshojë rrugë. E keqja e Kosovës është Kurti. Nëse nuk i ka le të lëshon rrugë“, ka thënë Haradinaj.