75 Mall Live Search
12:07 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / G T

Federata Shqiptare për vdekjen e Jotas: Një humbje e rëndë për futbollin

FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit) ka lëshuar një komunikatë për vdekjen e futbollistëve portugez, Diogo Jota dhe Andre Silva.

“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel.

Në këto momente të dhimbshme, FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva.

Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportiv”, shkruhet në postimin e FSHF.

Futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën në orët e hershme të mëngjesit, pas një aksidenti rrugor që ndodhi në provincën e Zamorës (Spanjë) rreth orës 01:00 të mëngjesit./Indeksonline/