75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / A. M.

Sfiduesi i Agim Aliut, Burim Meta kandidat për kryetar të Ferizajt, pretendon Gashi nga shoqëria civile

Sfiduesi i Agim Aliut, Burim Meta kandidat për kryetar të Ferizajt, pretendon Gashi nga shoqëria civile

𝐃𝐫. 𝐁𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢, 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐕𝐕-ja 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭. Është ky shkrimi nga Kenan Gashi i shoqërisë civile.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ish-deputeti i GUXO-s, dr. Burim Meta është një kandidat që do ta sfidonte seriozisht Agim Aliun, falë pranueshmërisë së tij shoqërore dhe kontributit të vazhdueshëm në Ferizaj.

“Si kandidat i mundshëm nga Vetëvendosje, Burimi ka qenë aktiv si deputet dhe gëzon besimin e presidentes së Republikës së Kosovës. Ajo që e bën të veçantë është se ai gëzon autoritet dhe respekt edhe në strukturat e LDK-së, përveç atyre të VV-së.

Burimi njihet si një figurë e formuar dhe e rritur në Ferizaj. Ai është i lidhur ngushtë me komunitetin e shëndetësisë dhe me atë social, ku ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm.

Gjithashtu, ai njihet si një komunikues i afërt, i qasshëm dhe me një qasje pozitive ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/