75 Mall Live Search
15:48 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / FR

Si rrallë herë, Majlinda Kelmendi realizon një set fotografik

Për herë të parë, kampionja botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi, është shfaqur në një set të veçantë fotografik, duke sjellë një anë të saj më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim në arenat sportive.

Fotot janë realizuar nga Cinemagic Studio, të njohur për punën kreative dhe artistike në industrinë e fotografisë në Kosovë.

Në imazhet e publikuara, Majlinda rrezaton elegancë me kostumin me ngjyrë të bardhë duke dëshmuar se përveç se një ikonë sportive, ajo është edhe një figurë e denjë për botën e artit vizual dhe modës.

Kjo paraqitje e saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale./IndeksOnline/