75 Mall Live Search
13:45 / E Premte, 04 Korrik 2025 / Z S

Fundjavë “përvëluese”, temperaturat arrijnë në 37 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell, me temperatura deri në 37 gradë Celsius.

Sipas të dhënave të IHMK-së, temperaturat maksimale nga ana tjetër do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë Celsius.

Njoftimi:

E shtunë:

Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Në disa zona të izoluara, vranësirat mund të sjellin ndonjë rigë shiu kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31 dhe 37°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s.

E diel:

Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s./Indeksonline/