Maresca: Pedro Neto është i trishtuar nga vdekja e Diogo Jotës, ai do të vendos nëse do të luaj ndaj Palmeiras

Vdekja tragjike e Diogo Jotas ka prekur futbollistët e tifozët e futbollit, e në veçanti ata të cilët kanë luajtur së bashku.
Vdekjen e tij rënd e ka përjetuar edhe bashkëkombasi i tij Pedro Neto, shkruan IndeksOnline.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Chelseas, Enzo Maresca, i cili para ndeshjes me Palmeirasin në Kupën e Botës për Klube, ka thënë se Neto është i trishtuar dhe ai do të vendos nëse do të luaj kundër skuadr♪7s braziliane.
”Pedro Neto është thellësisht i trishtuar nga humbja e Diogo Jotës. Ai do të vendos nëse do të luajë apo jo. Cilido qoftë vendimi i tij , do të jetë i duhuri. Ne e mbështesim atë.”, ka deklaruar Maresca.
Kujtojmë që lojtari i Kombëtares së Portugalisë ndërroi jetë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva – pas një aksidenti me makinë në zonën Zamora në Spanjë./IndeksOnline/
Enzo Maresca a déclaré que Pedro Neto est très attristé par la disparition de Diogo Jota.
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) July 4, 2025
Le coach de Chelsea affirme qu’il a tout le soutien du club.
“Pedro Neto décidera si il joue ou pas. Peu importe sa décision, ce sera la bonne. On le soutient.”pic.twitter.com/cFdIW3LQFz