75 Mall Live Search
21:19 / E Premte, 04 Korrik 2025 / Gj. Sh

Kyle Walker befason me skuadrën e re

Pas huazimit gjashtë mujor te Milani, Kyle Walker i rikthyer te Manchester City.

Por mbrojtësi anglez tashmë është bërë me skuadër të re, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazetrai, Fabrizio Romano, 35-vjeçari ka rënë dakord të bashkohet me skuadrën e cila u ngrit në Primerligë, Burnley.

Ai ka arritur marrëveshje për një kontratë dy vjeçare, pasi ka përfunduar edhe testet mjekësore.

Burnley do të paguaj 5 milionë euro për transferimin e përhershëm të Walker, nëse ai artin të luaj 70% të ndeshjeve dhe nëse Burnley do të qëndrojë në Premier League./IndeksOnline/