75 Mall Live Search
22:36 / E Premte, 04 Korrik 2025 / MSH

Arrestohen 15 të rinj në Mitrovicë, parandalohet përleshja fizike

Pas një informacioni të pranuar për një përleshje të mundshme fizike ndërmjet disa të rinjve, njësitet policore në Mitrovicë të Jugut kanë reaguar me efikasitet, duke parandaluar dhe arrestuar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, pasi policia përmes rrugëve operative ka arritur të përpunojë informatat me indikacione për një përleshje të mundshme fizike ndërmjet dy grupeve të rinjsh.

Angazhimi dhe reagimi i shpejtë i njësive të ndryshme policore ka rezultuar me lokalizimin e dy grupeve dhe ka bërë të mundur parandalimin e përleshjes dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

Gjatë veprimeve të ndërmarra, në dy lokacione të ndryshme janë arrestuar pesëmbëdhjete persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përpjekje për përleshje.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor, ku procedurat e intervistimit po zhvillohen ne prani të prindërve dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.

Procedurat e mëtejme hetimore po vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent.