75 Mall Live Search
17:22 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / G T

Një tjetër lëvizje nga “Stamford” në “Emirates”, Madueke arrin marrëveshje me Arsenalin

Një lëvizje surprizë po ndodh në Londër: Noni Madueke është shumë pranë kalimit te Arsenali, duke u larguar nga Chelsea pas një periudhe ku nuk arriti të konsolidohej si titullar i padiskutueshëm.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, sulmuesi anglez ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin, ndërsa dy klubet pritet të diskutojnë detajet përfundimtare të transferimit në ditët në vijim, shkruan Indeksonline

Ky zhvillim vjen pas afrimeve të bujshme te Chelsea, si Estevão Willian dhe Jamie Bynoe-Gittens, që kanë ngushtuar hapësirat në krahët e sulmit. Madueke duket se nuk është më pjesë e planeve afatgjata të “Bluve”, dhe transferimi te Arsenali shihet si një mundësi për rilindje në një ambient të ri, por jo larg.

Nëse gjithçka finalizohet, kjo do të jetë një tjetër histori interesante e një lojtari që kalon nga Stamford Bridge në Emirates Stadium, duke shtuar më shumë zjarr në rivalitetin klasik mes dy klubeve të Londrës./Indeksonline/