75 Mall Live Search
00:00 / E Diele, 06 Korrik 2025 / G T

Një Real Madrid krejt ndryshe me Alonson, siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi ka kaluar me sukses në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 3:2, në një përballje ku madrilenët dominuan.

Skuadra e Xabi Alonsos e nisi fuqishëm takimin dhe shënoi dy herë në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Gonzalo Garcia zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10-të, pas një asisti të saktë nga Arda Güler.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, në minutën e 20-të, Fran Garcia dyfishoi epërsinë, pas një aksioni të ndërtuar nga Alexandr Trent Arnold, që asistoi me klas.

Dortmundi u rikthye në lojë në fundin e ndeshjes, kur Max Beier shënoi golin e nderit në minutat e fundit, duke ngushtuar rezultatin në 2:1.

Por çdo shpresë për barazim u shua menjëherë, pasi në aksionin pasues, ishte Kylian Mbappe që realizoi një gol të sigurt për Real Madridin.

Golin e fundit e shënoi sulmuesi Guirassy nga penalltia.

Real Madridi tani përgatitet për një gjysmëfinale spektakolare kundër Paris Saint-Germain, një duel që pritet të jetë ndër më të fortit të turneut./Indeksonline/