75 Mall Live Search
08:48 / E Diele, 06 Korrik 2025 / Burim

Vdekja e 2 vjeçares në pishinën e familjes në Istog, policia jep detajet e fundit

Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogit. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se për rastin është njoftuar prokurori dhe se kanë nisur hetimet.

Kurse në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES- Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia. /IndeksOnline/