75 Mall Live Search
14:42 / E Diele, 06 Korrik 2025 / Gj. Sh

E kryer, Gyokeres arrin marrëveshje me Arsenalin

Tashmë duket e kryer, Viktor Gyokeres do të luaj për Arsenalin nga sezoni i ri.

Gazetari Fabriio Romano raporton se sulmuesi suedez ka arritur marrëveshje të plotë me Arsenalin për kushtet personale të kontratës, shkruan IndeksOnline.

Ai madje ka informuar edhe skuadrën e Sporting Lisbonës për këtë vendim.

Gyokeres nuk e ka në plan të kthehet as në stërvitje, pasi dëshiron sa më parë të bashkohet me Arsenalin.

Tani mbetet që ”Topçinjët” të arrijnë marrëveshje me skuadrën portugeze./IndeksOnline/