Gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën

Tashmë me fillimin e sezonit veror në pikat kufitare me Kosovën nis të shtohet edhe numri i veturave që hyjnë e dalin nga vendi ynë.
Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar deri në orën 06:55 minuta pritjet për të dalë dhe hyrë në Kosovë nuk janë më të gjata se 5 minuta.

Autoritetet nuk raportojnë për kolona të gjata, por presin që fluksi të rritet gjatë ditëve në vazhdim për shkak të ardhjes së mërgimtarëve që tashmë kanë nisur pushimet verore.