75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Z S

Emily Ratajkowski pozon para kamerës teksa merr rreze dielli

Me verën që ka filluar me temperatura të larta, Emily Ratajkowski, ka nisur të shijojë pushimet me të birin.

Modelja ndau pamje nga udhëtimi i tyre në plazh në rrjetet sociale.

Ratajkowski është shumë aktive në Instagram dhe shpesh poston pamje nga udhëtimet e saj profesionale, si dhe nga jeta e saj e përditshme.

Këtë herë, ajo postoi një seri fotosh në plazh.

Më konkretisht, në story-t që ka postuar, Emily Ratajkowski shfaqet e veshur me bikini jeshile me pika të verdha, të cilat i ka kombinuar me një kapelë jeshile.

Në fotot e publikuara ajo shihet e shtrirë në një shezlong, duke shijuar diellin, ndërsa në një foto shihet edhe djali i saj duke luajtur në rërë.