75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / H F

Aksident i rëndë në Batllavë, rrokulliset një veturë (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Batllavë.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, nga vendi i ngjarjes, shihet se një veturë me ngjyrë metalike është rrokullisur plotësisht.

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve. Për zbardhjen e plotë të rastit pritet të merren me hetime organet kompetente./IndeksOnline/