75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / H F

Osmani takohet me ambasadorin francez Guerot, diskutojnë për zhvillimet politike në vend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si edhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Osmani dhe ambasadori Guerot folën siç u tha, edhe lidhur me konsultimet që ka zhvilluar Presidentja me subjektet politike në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si edhe për rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën euroatlantike të Kosovës.