75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Gani Nitaj

PDK-ja synon rikthimin e Malishevës, me një doktor në garë

Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë pritet të kandidojë me një doktor për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se kandidat i këtij subjekti për kryetar të komunës është pediatri, Gëzim Krasniqi.

Sipas burimeve të IndeksOnline, nesër do të zyrtarizohet kandidatura e tij.

PDK tash e tri mandate është në opozitë. Komuna udhëhiqet nga Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate.

Partitë tjera ende nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të kësaj komune./IndeksOnline/