75 Mall Live Search
21:07 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Gj. Sh

Betisi interesohet për Asllanin, Interi ia vendos çmimin

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës. Pas interesit të Bolonjës, në garë për kartonin e 22-vjeçarit është futur edhe skuadra spanjolle e Real Betis, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Johnny Cardoso – i cili pritet të transferohet te Atletico Madrid.

Trajneri Manuel Pellegrini thuhet se është një admirues i Asllanit, ndërsa drejtuesit e klubit andaluzian janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje konkrete.

Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë. Kampionët e Italisë kërkojnë të paktën 15 milionë euro për të liruar mesfushorin shqiptar, që pavarësisht moshës së re, shihet si një lojtar me të ardhme të madhe.

Merkatoja është ende e hapur, por një gjë është e qartë: emri i Asllanit po përflitet gjithnjë e më shumë në arenën europiane.