Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ka folur për çështjen e kandidaturave për zgjedhjet e 12 tetorit, ku situata në Partinë Demokratike ka nisur të bëhet interesante.
Në këtë parti, ambicie ka shprehur edhe Petrit Hajdar, por tani mbetet të konfirmuar se kush përfundimisht do t’ia mësyjë garës për të parin e Drenasit.
Lladrovci në Klan Kosova, u shpreh shumë i bindur se vetëm ai do të jetë kandidat.
“Unë çdo kandidat që i hyn garës e vlerësoj, por kandidat për kryetar komune në Drenas ka veç një dhe ai jam unë”, deklaroi Lladrovci.
Ai tha se e ka ngritur PDK-në në nivelet më të larta në qeverisjen lokale.