Viktima e dytë e aksidentit në Treboviq të Pejës është drejtuesi i veturës

Ka ndërruar jetë edhe një i mitur i përfshirë në aksidentin fatal që ndodhi më 2 korrik, në Treboviq të Pejës.
Burime të IndeksOnline pohojnë se 16-vjeçari Florent Murati, që po trajtohej në QKUK, nuk e ka fituar dot luftën me vdekjen.
Ai u dërgua në QKUK me plagë të rënda në trup, dhe që nga dita e aksidentit po trajtohej në Kujdesin Intensiv Qendror.
Burime të IndeksOnline pohojnë se Murati ka qenë duke drejtuar veturën që u përplas me shtyllën e betonit pak minuta pas mesnatës së 2 korrikut.
Kujtojmë se nga aksidenti pësoi edhe 16-vjeçari Metlind Neziri, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Aktualisht, një nga të aksidentuarit është duke u trajtuar në spital./IndeksOnline/