75 Mall Live Search
22:15 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Gj. Sh

Jamal Musiala operohet pas lëndimit të tmerrshëm

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala është operuar pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube, ndaj PSG-së.

22-vjeçari kishte pësuar frakturë të fibulës ku ka thyer kyçin e këmbës së majtë, shkruan IndeksOnline.

Klubi bavarez ka njoftuar se Musiala është operuar në Gjermani, menjëherë pasi skuadra u rikthye nga ShBA-të.

“Jamal Musiala i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas kthimit nga Kupa e Botës për Klube në SHBA. Në çerekfinalen midis FC Bayern dhe Paris St. Germain, lojtari 22-vjeçar sulmues pësoi një frakturë të fibulës si pasojë e një kyçi të thyer dhe të zhvendosur dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë.

Ai do të fillojë seancat e para të rehabilitimit nesër, të martën, dhe nuk do të jetë i disponueshëm për kampionët gjermanë të rekordeve për disa muajt e ardhshëm.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/