Superblerje nga skuadra e Premierligës, ylli suedez transferohet për 70 milionë euro

Newcastle United ka arritur një marrëveshje me Nottingham Forest për blerjen e sulmuesit anësor, Anthony Elanga për shumën prej 55 milionë paundësh.
Gjithashtu, janë dakordësuar edhe për termat personal me përfaqësuesit e lojtarit.
Elanga, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Premier League, do të jetë një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Eddie Howe.
22-vjeçari suedez pritet të sjellë shpejtësi, teknikë dhe thellësi në repartin ofensiv të “Magpies”.
Transferimi është një hap i madh për Elangën, ndërsa Newcastle vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri. /IndeksOnline/