75 Mall Live Search
23:54 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Burim

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas ka shkuar në 95.

Zëvendësshefi i Sherifit të Qarkut Burnet, Alan Trevino bëri të ditur se numri i të vdekurve është rritur në këtë qark, nga tre në katër, raporton CNN.

“Dy persona janë ende të zhdukur”, është shprehur Trevino.

Ndërkaq, në qarku Kendall bëhet e ditur se janë gjashtë vdekje, sipas një njoftimi për shtyp nga menaxhimi i emergjencave të qarkut.

Gjithsej në qarkun Kerr janë 75 vdekje, në Travis shtatë, në Kendall gjashtë, në Brunet pra katër, në Williamson dy dhe në qarkun Tom Green një.