Pishina e Gërmisë pritet të hapet sot

Pishina e Gërmisë pritet që të hapet sot, më 8 korrik.
Sipas njoftimit për media dhe qytetarë, funksionimi i pishinës u vonua të hapej për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë.
“Ju informojmë se për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe, është shkaktuar një vonesë në hapjen e pishinës së Gërmisë. Bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, ju njoftojmë se Pishina do të hapet për qytetarët më 08 korrik 2025”, thuhet në njoftim./Indeksonline/