75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Z S

Ndalim i plotë i qarkullimit për automjete të rënda transportuese në pikën kufitare të Bllacës

Ende vazhdon kalimi në mënyrë të alternuar për automjetet për udhëtarë në të dy drejtimet, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton TV21.

Për automjetet e rënda transportuese vlen ndalimi i plotë i qarkullimit.

Kufiri në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ishte mbyllur për shkak të zjarreve. Por, ai u hap më pas përveçse për automjetet e rënda./Indeksonline/