75 Mall Live Search
14:50 / E Martë, 08 Korrik 2025 / L A

Napoli me pak ndryshime në këtë merkato

Ditët kalojnë, por ideja e Napolit për repartin ofensiv nuk ndryshon.

Klubi napolitan vijon të qëndrojë në krye të garës për Lorenzo Lucca-n, pavarësisht futjes së Milanit në skenë, por sulmuesi i Udineses shihet ende si një alternativë dytësore krahasuar me objektivin kryesor: Darwin Nunez.

Uruguaiani, në dalje nga Liverpool, është prej javësh zgjedhja e parë e drejtorit sportiv Giovanni Manna, i cili ka paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë bonuse për ish-sulmuesin e Benficës.

Një propozim e rëndësishme, por që ende nuk arrin kërkesën e kampionëve të Anglisë, që kërkojnë të paktën 60 milionë euro për ta lënë të lirë.

Darwin ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Antonio Conten, dhe rroga e tij e ardhshme do të jetë rreth 5–6 milionë euro në sezon – një nivel i ngjashëm me atë të Kevin De Bruyne te Napoli. Megjithatë, më pak se Romelu Lukaku, lojtari më i paguar i skuadrës me 7.6 milionë euro në vit.

Në prapaskenë, Napoli ka siguruar ndërkohë mbrojtësin Beukema dhe mesfushorin Lang, ndërsa negociatat për Dan Ndoye nga Bologna janë ftohur dhe për momentin kanë ngecur.

Sa i përket sulmit, gjithçka lidhet ngushtë me largimin e Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian ka dhënë pëlqimin për kalimin te Galatasaray, por klubi turk nuk është ende i gatshëm të paguajë klauzolën prej 75 milionë euro.