75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 08 Korrik 2025 / L A

Babai e sjell të birin në skuadër, e prezanton si ardhje nga Norvegjia

Prishtina e Re ka prezantuar blerjen e parë në prag të debutimit në Superligë.

Bëhet fjalë për lojtarin e ri 16-vjeçar, Aron Babaj.

Aroni, po ashtu është edhe djali i drejtorit të ri sportiv të klubit, Shpëtim Babaj.

Aroni ka qenë pjesë e futbollit norvegjez, ndërsa në gjashtëmujorin e fundit është aktivizuar me KF Trepça.

Babaj po ashtu është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U17, duke dëshmuar vlera të larta për skuadrën./IndeksOnline/