75 Mall Live Search
16:39 / E Martë, 08 Korrik 2025 / MSH

KEK-u deklarohet për zjarrin pranë termocentralit Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nuk ka vend për shqetësim, pas raportimeve se pranë Termocentralit Kosova A, pati zjarr.

Në një njoftim zyrtar, KEK-u thotë se nga zjarri u përfshin disa barishte të thata.

“Fenomene të tilla janë të zakonshme gjatë stinës së verës dhe ndodhin edhe në vende të tjera me kushte të ngjashme klimatike” thuhet në njoftim, shkruan IndeksOnline.

Sipas KEK-ut, zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll.

“Ekipet profesionale të zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të menaxhuar dhe eliminuar zjarrin.

Korporata siguron opinionin publik se nuk ka asnjë rrezik për objektet apo operimin e Termocentralit, dhe situata po trajtohet me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë profesional” thuhet tutje në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot, si pasojë e temperaturave të larta atmosferike, në një pjesë të sipërfaqeve/seperimet tek Termocentralit “Kosova A” janë përfshirë nga zjarri disa barishta të thatë. Fenomene të tilla janë të zakonshme gjatë stinës së verës dhe ndodhin edhe në vende të tjera me kushte të ngjashme klimatike.

Zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll. Ekipet profesionale të zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të menaxhuar dhe eliminuar zjarrin.

Korporata siguron opinionin publik se nuk ka asnjë rrezik për objektet apo operimin e Termocentralit, dhe situata po trajtohet me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë profesional.