75 Mall Live Search
07:26 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / MSH

Sot seanca e 44-të – a do të ketë dalje nga ngërçi politik?

Sot do të mbahet seanca e 44-të konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Seanca është njoftuar të fillojë në orën 11:00, raporton IndeksOnline.

Shkaku kryesor i dështimit të seancave mbetet mungesa e konsensusit ndërmjet partive politike për mënyrën e votimit të kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryetare të kuvendit.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja vazhdojnë të kenë qëndrime të njëjta, duke bërë deklarime në foltoren e kuvendit dhe duke kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje të tërhiqet nga komisioni për votimin e fshehtë.

Seancën e kaluar, kryesuesi Avni Dehari ua ndali fjalimet Ariana Shoshi-Musliut dhe Besian Mustafës, që kërkonin rikthim në procedurën e votimit të hapur për zgjedhjen e kryetarit.