Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke bërë që në fusha barike të ketë ndryshime të mëdha, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që të bie shi i përcjellur me breshër dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 dhe 24 gradë Celsius.
Sipas njoftimit të IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperëndimit.